...!Requires a bit, and finds so much!...

• Der Albaner (Shqiptari)

• The Social Network

• Cop Out

Kjo komedi bën fjalë për një polic të vjetër të NYPD të cilit i vidhet karta e bejsbollit. Meqë ajo kartë është e vetmja mënyrë për të paguar shpenzimet e martesës së vajzës së tij, ai kërkon ndihmën e partnerit të tij për të kapur hajdutin.

Red

Kur jeta e thjeshtë e tij vihet në rrezik, ish-agjenti i CIA Frank Moses mbledh skuadrën e tij të vjetër në përpjekjen e tyre të fundit për të mbijetuar.

 • Step Up 3D

Një grup i vogël kërcimtarësh në New York, duke përfshirë Luke, Natalie dhe Moose do të ndeshen me kërcimtarët më të mirë të hip hopit në një konkurs që do ti ndryshojë jetën.

• Inception

Cobb mund të hyjë në ëndrrat e njerëzve, dhe kompani të ndryshme e punësojnë atë që të vjedhë sekrete të bizneseve nga rivalët e tyre. Saito, një njeri i pushtetshëm, do që Cobb të mos marrë informacione, por të ngulisë një ide në mendjen e kundërshtarit të tij. Si shpërblim Saito do ta kthejë atë tek fëmijët tij.

• Mirrors 2

Max po e merr veten pas një aksidenti tragjik. Ai gjen punë si roje nate dhe tek pasqyrat e dyqanit ku ai punon fillon të shikojë një grua misterioze.

• Frozen

Tre shokë do të bllokohen në teleferik dhe do të detyrohen të bëjnë zgjedhje për jetë apo vdekje ose të qëndrojnë në vend dhe të vdesin së ftohti.

• The Expendables

Barney Ross (Sylvester Stallone) është lideri i ”The Expendables”, një grupi mercenarësh që paguhen nga Mr.Church për të kryer një punë shumë të rrezikshme… Ato duhet të vrasin diktatorin e një ishulli të vogël në Amerikën e Jugut i cili është nën ndikimin e një ish-agjenti të CIA dhe nën mbrojtjen e një ushtrie të tërë.

• Abandoned

Mary Walsh dërgon të dashurin e saj, Kevin në spital për një operacion. Por kur ajo kthehet ditën tjetër ai është zhdukur në mënyrë të mistershme. Dhe gjithashtu nuk ka asnjë të dhënë për të në spital. Mary ka probleme psiqike apo gjithçka është e planifikuar?

• Kick Ass

Dave Lizewski është një student i urtë i shkollës së mesme dhe adhurues i filmave komikë së bashku me disa shokë të tij. Ai jeton vetëm me babanë e tij. Jeta e tij nuk është shumë e vështirë, megjithatë ai vendos që të bëhet një superhero edhe pse nuk ka asnjë fuqi dhe asnjë trajnim.