...!Requires a bit, and finds so much!...

Gjegjeza

Fillon të hollohet,shënon vizë-pikë,
por ngadalë shkurtohet. (Lapsi)

Zë vend në tokë,
ateron nga lart, 
dielli kur bie,
atëherë bën baltë. (Bora)

Vjen nga burimet
ndalet përpara digës 
furnizohen turbinat
i kundërvihet errësirës (Uji i liqenit artificial) 

Duket tamam si shtëpi,
katër mure,një Çati
njëmjë veta brenda ka
që punojnë pa ja da (Zogjet dhe Bletët) 

Si sahati tik e tak,
punon ditë e natë,
por po ndali sado,pak,
nuk kurdiset prapë. (Zemra)

Mbi dy brigje,qëndron shtrirë,
këmbët n'ujë ngulur mirë,
përmbi të ,makinat shkojnë,
nën të ujërat gurgullojn. (Ura)

Hunda e mprehtë,koka e fortë 
bishti futur nënjë gropë,
drun'e lartë gjer te retë,
e përmbys fët e fët. (Sëpata)

Kasht'e kokrra i hanë bashkë,
por të ndara i nxjerr jashtë. (makina fshirëse)

Mendje s'ka por të mëson
gojë s'ka,me ty flet, 
ti përditë me të jeton,
mik të ngushtë e ke për jetë. (Libri) 

Po sa erdhi buçiti shpati,
u gëzua fusha,u gëzua fshati,
dyzet pendë qe ndër ara
nuk i dalin dot për para. (traktori) 

Të lodh shumë me të vërtetë
por gëzim të jep në jetë. (Puna)

Porsi lëmsh është rrumbullak, 
mot e jetë sillet qark,
pa benzin shkon e vjen,
kur lëviz askush s'e ndjen
është plakë sa s'tregohet, 
por nuk lodhet es'ankohet (TOKA)
Kur e lyp, s'vjen;Kur vjen, s'të lëshon,"Gjumi"
As nuk hahet as nuk pihet ,Por pa të nuk rrihet."Gjumi" 
Rrumbullak, strumbullak, kur e prek të bën me gjak. (Iriqi)
Pa zë heshtur numëron,askush punën s'ia mohon.(ora) 
Mendje s'ka, por të mëson,Gojë s'ka, por me ty flet, Ti përditë me të jeton,Mik të ngushtë e ke për jetë. (Libri) 
Jam lot që rrjedh nga qielli,dhe më than vetëm dielli.(shiu)
Porsi lëmsh është rrumbullak, mot e jetë sillet qark,pa benzinë shkon e vjen,kur lëviz askush s'e ndjen,është plakë sa s'tregohet, por nuk lodhet as ankohet... (Toka) 
Një lis me dymbëdhjetë dega,gjashtë të buta, gjashtë të egra..."Muajt e Vitit"
 Hap e mbyll,ndrit si yll.(syri)
Asht nej kullë e bardhë,pa dritare dhe pa shkallë.(veza)
Zu-zu-zu, zu-zu-zu,Shkon atje e shkon këtu,Punon ditë e punon natë,Na jep dyllë e na jep mjaltë.(bleta)
Jam e vogël, rrumbullake,Jam e shijshme për merake,Piqem herët në pranverë,Jam e kuqe, nuk kam erë.Më pëlqen e gjithë njerëzia,Por më shumë më ha fëmija. (Qershia)
Kur i lidh, ikin, kur i zgjidh, rrinë.  Një patë qafëgjatë,duke ikur bën shamatë