...!Requires a bit, and finds so much!...
Besa
  • Ajo që ke frikë të gjen. Elbasan
  • Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Elbasan
  • Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. Kosovë
  • Atë që pështyn, mos e lëpij. Gjirokastër
  • Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. Vlorë
  • Ai që hyn në lumë edhe do laget. Korçë
  • Amanetin e mban toka. SHKODËR
  • Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Dukagjin
  • Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasan
  • Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. Kurvelesh
  • Burri o të fal, o të var. Gjirokastër
  • Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Skrapar
  • Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
  • Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
  • Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
  • Burri i mirë flet një herë. KRUJË
  • Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
  • Çakallit lëshoi ujkun. Elbasan
  • Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. Jug
  • Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
  • Dajaku ka dalë nga xheneti. Kavajë
  • Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. Devoll
  • Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjë
  • Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. Lunxheri-Gjirokastër
  • Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. Shqipëri e mesme
  • Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
  • Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË


  • Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Elbasan
  • Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. Jug
  • E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
  • Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
  • Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
  • Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
  • Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
  • Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
  • Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
  • Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
  • Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
  • Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
  • Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri. Preshevë
  • I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
  • Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
  • Ku ngul hunë var hejbet. JUG
  • Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
  • Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË
  • Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
  • Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
  • Kush kërkon gjen. PËRMET
  • Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
  • Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
  • Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
  • Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
  • Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
  • Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
  • Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
  • Pushka don pushkën. TROPOJË
  • Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
  • Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
  • Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
  • Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
  • Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
  • S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
  • Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
  • Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
  • Trimi e ka me vete fatin. VLORË
  • Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojnë
  • Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
  • Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
]Atdheu                                                                                                              

  • Ara ime varri im. LABERI
  • Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
  • Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
  • Atdheu mbi të gjitha. VLORE
  • Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. KORCE
  • Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
  • Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
  • Bukë e hi në shtëpi. PERMET
  • Çdo hi në vatrën e tij. JUG
  • Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
  • Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
  • Dardha bie nën dardhë. VLORË
  • Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
  • Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
  • Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
  • Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
  • Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
  • Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
  • Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
  • Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
  • Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
  • Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
  • Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
  • Gjuha bashkon kombin. JUG
  • Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
  • I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
  • Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
  • Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
  • Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
  • Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
  • Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
  • Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
  • O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
  • Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
  • Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
  • Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
  • Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
  • Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
  • Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
  • Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
  • Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
  • Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË
  • Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
  • Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
  • Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
  • Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
  • Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
  • Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
  • Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
  • Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË
  • Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
  • Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORË
  • Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
  • Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
Mënçuria
  • Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
  • Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
  • Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
  • Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
  • Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
  • Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
  • E treta e vërteta. DEVOLL
  • Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI
  • Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
  • Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
  • Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
  • Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
  • Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
  • Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
  • Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
  • Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
  • Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
  • Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
  • Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
  • Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
  • Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
  • Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
  • Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
  • Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
  • Mos e ban penin tra. DIBËR
  • Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
  • Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
  • Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
  • Nuk luan ferra kot. VLORË
  • Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
  • Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË
  • Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
  • Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
  • Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
  • S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
  • S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
  • Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
  • S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
  • Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
  • Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
  • Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
  • Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
  • Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
  • Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
  • Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
  • Ç'i do qeni brekët. KORÇË
  • Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
  • Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
  • Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
  • Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
  • Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
  • E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
  • Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
  • Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
  • Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
  • Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
  • Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
  • Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
  • Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
  • Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
  • Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
  • Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
  • Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
  • Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
  • Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
  • Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
  • Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
  • Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
  • Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
  • Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
  • Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
  • Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
  • Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
  • Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
  • Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
  • Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
  • Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
  • Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
  • Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
  • Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
  • Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
  • Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
  • Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
  • Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË
  • O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
  • Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
  • Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
  • Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
  • Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
  • Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
  • Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
  • Kam inat po nuk kam takat. BERAT
  • Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
  • S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR
  • Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
  • S'jepet një pelë për një thelë. JUG
  • S'ka varfëri i mençuri. JUG
  • Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
  • Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
  • Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË
  • Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË
  • U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
  • Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
  • Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
  • Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
  • Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
  • Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
Thjeshtesia
  • Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
  • Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
  • Dhe durimi ka kufi. JUG
  • Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
  • Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
  • E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
  • Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
  • Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
  • Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
  • Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI
  • Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
  • I buti thyen të fortin. SHKODËR
  • Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
  • Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
  • Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
  • Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
  • Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
  • Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
  • Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
  • Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
  • Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
  • Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
  • Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
  • Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
  • Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
  • Për pleshtin djeg jorganin. JUG
  • Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
  • Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
  • Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
  • Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
  • Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
  • Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
  • Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
  • Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
  • As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
  • Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODËR
  • Avash Beg se ka hendek. BERAT
  • Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
  • Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
  • Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
  • Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
  • Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
  • Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
  • Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
  • Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
  • Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
  • Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
  • Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
  • Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
  • Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
  • Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
  • Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
  • Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
  • I gjen mushka drutë. JUG
  • I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
  • Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
  • Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
  • Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
  • Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
  • Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
  • Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJË
  • Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
  • Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
  • Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
  • Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
  • Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
  • Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
  • Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
  • Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
  • Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
  • Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
  • Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
  • Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
  • Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
  • Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
  • Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
  • Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
  • Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
  • Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG
  • S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË
  • S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
  • S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
  • Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
  • S'tunden malet me përralla. JUG
  • Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
  • Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
  • Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
  • Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
  • Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
  • U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
  • U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
  • U hap dheu, doli një plesht. JUG
  • U mbars mali, polli një mi. JUG
  • Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
  • U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
  • Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
  • Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
  • Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
  • Bëj si të thotë më i madhi. JUG
  • Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
  • S'di gomari të haj tagji. PËRMET
  • Dami të bëhet mësim. DIBËR
  • Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
  • Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
  • Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI

Drejtesia
Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË

Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI

Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE

Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË

Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG

E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË

E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG

E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVË

Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT

I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË

I ligu të puth e të kafshon. JUG

I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG

I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG

Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG

Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË

Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT

Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR

Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR

Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË

Pyll pa derra s'ka. ELBASAN

Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG

Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG

Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG

Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË

Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL

Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË

Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR

Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR

Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË

Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG

Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË

Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË

Bie molla që ka krimbin. JUG

Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN

Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË

E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG

E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG

Fajat janë që pjellin ligjin. JUG

Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN

Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG

Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË

Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË

Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG

Hatëri të lë pa brekë. BERAT

Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG

Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR

Koka e falur s'pritet. JUG

Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG

Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG

Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL

Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORÇË

Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH

Kush ha bukë, bën thërrime. JUG

Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN

Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG

Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR

Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG

Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG

Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË

Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË

Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH

Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË

S'hahet në vend të djathit. KORÇË

S'hahen bashkë turp e bukë. JUG

Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET

Vritet faji e jo njeriu. VLORË

Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT

Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG

Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT

Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT

Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG

Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI

Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË

Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PËRMET


Liria
Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak. JUG.

Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë. KOSOVË

As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb. JUG

Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi. SHKODËR

Breshka po ferrën don. KAVAJË

Buka e botës s'të ngop. KORÇË

Buka e botës, laku i kokës. SARANDË

Burri nuk shtrihet as për së vdekmi. MIRDITË

Çdo mal e din barrën e vet. PRIZREN

Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij. JUG

Çdo shpresë fluturon me krahët e saj. JUG

Ç'hall ke, vështroje. VERI

Dasëm pa mish nuk ka. KORÇË

Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN

Dele e butë në qafë të ujkut. JUG

Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË

Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja. SHKODËR

E di gjalmi ç'ka torba. PËRMET

E di vetë gomari ku i vret samari. JUG

Gunë e huaj s'të mban ngrohtë. KOLONJË

Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. VERI

Hallet e mia i di trari im. ELBASAN

Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj. MYZEQE

I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË

Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË

Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. SARANDË

Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR

Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË

Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR

Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG

Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVË

Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR

Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET

Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË

Kush unj qafën i bie zverkut. JUG

Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR

Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË

Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG

Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË

Liria i ka rrënjët në gjak. JUG

Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË

Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT

Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË

Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË

Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË

Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN

Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR

Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG

Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK

Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE

Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT

Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË

Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT

Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH

Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG

Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR

Mjer ai që pret nga tjetri! JUG

Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË

Mos shko maz pas pele. KOSOVË

Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR

Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR

Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG

Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË

Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG

Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË

Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN

Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. VLORË

Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË

Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË

Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË

Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE

S'bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË

Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG

S'mbahet shpirti me falimnders. VERI

Syri i të zotit plehron arën. JUG

Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË

Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË


PunaAi që përton sot, pendohet mot. VLORË

Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË

Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN

Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR

Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI

Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD

Dita pa punë nata pa gjumë. JUG

Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË

Dora e larë, zorrë e tharë. JUG

Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG

Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR

Gjykon puna, s'gjykon guna. LIBRAZHD

Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË

I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. SHKODËR

Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVEÖESH

Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR

Kush ka turp, vdes për bukë. JUG

Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR

Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR

Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG

Malet tunden, po nuk bien. JUG

Me fal gjakun është burrni. KOSOVË

Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG

Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË

Mushka do dru, e demi kular. SARANDË

Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR

Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. JUG

Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG

Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG

Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG

Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL

Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET

Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG

Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET

Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG

Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR

Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. JUG

Kur s'ke punë luaj derën. PËRMET

Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË

Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT

Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET

Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. BERAT

Kush përton vdes urije. BERAT

Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË

Kush s'punon, dheut i rëndon. JUG

Kush zë brumë do të gatuajë. JUG

Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". SHKODËR

Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG

Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË

Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË

Mos rri si nusja në dasëm. JUG

Moti ndihmon atëqë punon. BERAT

Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË

Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT

Një ujë që nuk ecën s'pihet. ELBASAN

Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË

Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË

Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG

Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË

Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË

Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË

Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË

S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG

S'gjuhet me zagar lidhur. BERAT

Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË

Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG

Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG

Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË

Vure vezën more pulën. KRUJË


Maturia

Mali digjet,plaka krehet. Shkup

Mos hyn ne mal pa sepat. Shkup-Agon

As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJË

Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. JUG

Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. SARANDË

Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. JUG

Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODËR

Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. PËRMET

Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. JUG

Dhjetë herë mat, një herë pre. KOSOVË

Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. GUCI

Gazi i madh, kthehet në helm. KORÇË

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVË

Gjella me kripë e kripa me karar. PËRMET

Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. KURVELESH

Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. VLORË

Ha të rrosh, jo rro të hash. JUG

Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. JUG

Kashata e madhe të ngec në fyt. JUG

Këmba e madhe të shqyen këpucën. BERAT

Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. JUG

Kur flet shkopi të vret. VLORË

Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. JUG

Kur s'di not mos u fut në ujë. KORÇË

Kush ha shumë i del për hunde. PËRMET

Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. KAVAJË

Lakmia, lakfyt. PUKË

Lisi nuk pritet me nji të rame. FERIZAJ

Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJË

Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. DIBËR

Mos dalë goja para mendjes. BERAT

Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBËR

Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. MYZEQE

Mos kërko vezë të pjekura në hell. SKRAPAR

Ngopet deti me lumenj? DEVOLL

Nuk mba ujë orizi. JUG

Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. ELBASAN

Pi rakinë e jo mendjen. JUG

Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. KORÇË

Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. JUG

Qefi prish qefin. JUG

Tamahu të shpie në gjynah. JUG

Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. KORÇË

Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. JUG

Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. JUG

U mbush kupa do të derdhet. KRUJË

Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. VLORË

Unë baj barrën, ti djersin. VERI

Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. SHKODËR

Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. SHKODËR

Nata s'ka shahit. SHKODËR

As para pushkës, as prapa mushkës. JUG

Atje ku fle ujët, atje është më thellë. KORÇË

Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. SHKODËR

Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG

Bie një gurë e shkoqet një mur. VLORË

Buka që thyet s'ngjitet më. JUG

Çdo gjë forcohet, në themel. BERAT

Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho. KRUJË

Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin. SHKODËR

Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. JUG

Dita ka sy, nata ka veshë. JUG

Duhet me i fry lugës para se me të djeg. KRUJË

Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot. BERAT

E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. JUG

Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. KOSOVË

E ke zogun në dorë, mbaje. KORÇË

Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJË

Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. DARDHË

I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet. VERI

I zoti duhet të ruajë arën e vet. ELBASAN

Jo si cjapi te kasapi. KORÇË

Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJË

Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. SHKODËR

Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm. ELBASAN

Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. KRUJË

Kujto qenë e bëj gati shkopin. KORÇË

Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. PËRMET

Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë. ELBASAN

Kush vret nuk flet. SKRAPAR

Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. VLORË

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. SULOVË

Mos shkel në dërrasë të kalbur. KAVAJË

Mos shko si breshka te nallbani. KORÇË

Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME

Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG

Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. KORÇË

Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI

Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË

Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG

Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG

Ruaju të të ruajë perëndia. JUG

Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG

Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR

S'lidhet kali me pè. LUKOVË

Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË

Ujku mjergull kërkon. JUG

Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR

Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË

Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË

Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG

Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR

Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR

Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR

Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG

Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. TIRANË

Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH

As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. KAVAJË

Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. JUG

Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR

Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT

Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË

E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR

I marri premton dhe budallai shpreson. JUG

Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË

Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME

Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG

Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG

Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR

Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. SKRAPAR

Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG

Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG

Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG

Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE

Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI

Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË
MiqësiaAri në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË

Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. KRUJË

Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG

As buka nuk haet vetëm. JUG

Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORÇË

Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR

Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT

Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG

Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG

Me një ka nuk bëhen pendë. JUG

Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG

Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG

Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG

Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

Miku harrohet po të largohet. PËRMET

Miku i mirë vjen nga porta. BERAT

Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG

Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË

Një krah s'mban kala. GJIROKASTËR

Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR

Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË

Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË

Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË

Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG

Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË

S'bëhet lëmi me një kalli. JUG

S'bëhet stani me lepura. MYZEQE

S'mblidhen lepujt në vath. JUG

S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË

Syri është më i mprehtë se kordha. JUG

Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG

Shokë bashkë, e bukë veç. JUG

Trimi i mirë me shokë shumë. JUG

Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT

Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI

Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD

Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD

Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI

As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË

Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI

Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG

Bukë e kripë e zemër. KAVAJË

Çilet dera, rritet ndera. VERI

Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN

Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË

Fshati digjet, kurva krihet. JUG

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI

I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG

Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI

Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË

I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI

I qan hallin kalorësit. DURRËS

I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC

Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN

Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG

Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR

Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË

Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR

Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN

Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG

Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG

Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG

Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR

Ku rënça mos u vrafsha. VLORË

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK

Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR

Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG

Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR

Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT

Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË

Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË

Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË

Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG

Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN

Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN

Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE

Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË

Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË

Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË

Mirmëngjes, me interes. FIER

Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR

Mos e lëndo ku i dhemb. JUG

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG

Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË

O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT

Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË

Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË

Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË

Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ

  • Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR
  • Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
  • Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
  • Sevapi as shitet, as blihet. JUG
  • Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET
  • Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
  • Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË
  • Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
  • Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE